TIRANË- Deputeti Tom Doshi deklaroi sot se në zgjedhjet lokale mbështet kandidaten e PD-së, për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademin. Sipas tij, kandidatura e ASHE-së, Keti Bazhdari përfaqëson LSI-së e jo PS-në.


“Është i treti mandat që marr nga PS. Dhe kam shkuar me kërkesën e të rinjve të Vaut të Dejës, dhe me kandidatin. Kandidatja Bazhdari është propozuar nga LSI. Sot do shihni tek Antena Nord prononcimin e Ballës, që thotë s propozojmë vetëm nga LSI. Unë i uroj suksese Voltana Ademit, pasi mbështes LSI por PS dhe fitoren e ka të sigurt. Shqetësimi im më i madh është ai popull që më mbështet dhe jo politikanët që humbin rrugës”,- tha Doshi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: