TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të diskutuar për përmbajtjen e ftesës së votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 11 shtator për Bashkinë e Dibrës.

Pas hedhjes së shortit, emri i kandidatit të maxhorancës, Muharrem Rama do të jetë i pari i renditur në fletën e votimit, ndërsa rivali i tij, Sherefedin Shehu, përfaqësues i të djathtëve do të jetë i dyti në listë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb