Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj firmosi udhëzimin për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve, për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Kavajë, që do të mbahen në 7 maj 2017.

Udhëzimi parashikon hartimin e listave zgjedhore në format elektronik, sipas afateve ligjore dhe shkarkimin on-line nga aplikacioni përkatës, nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

Nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile në rast se konstaton se qendra e votimit ka më pak se 200 zgjedhës, apo me më shumë se 1000 zgjedhës, njofton brenda 48 orëve, Kryetarin e Bashkisë në detyrë. Kryetari vendos ndarjen e tyre në pjesë të barabarta me jo më shumë se 1000 zgjedhës secila qendër votimi. Për qendrat e votimit me më pak se 200 zgjedhës, kryetari në detyrë vendos bashkimin e kësaj qendre me një qendër më të afërt dhe me mundësi komunikimi rrugor.

Zyrat e gjendjes civile në bashki, brenda datës 29 mars 2017 printojnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe firmosin e vulosin listën e zgjedhësve për çdo qendër votimi, në tre formatet e parashikuar nga Kodi Zgjedhor, duke përfshirë edhe institucionet e posaçme, nën juridiksionin territorial të saj dhe ia dorëzojnë Kryetarit në detyrë.

Kryetari në detyrë miraton dhe firmos listën dhe e dërgon brenda datës 31 mars 2017 , në KZAZ-në përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon listën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e publikon atë në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Zgjedhësit, të cilët pas shpalljes së listës së zgjedhësve konstatojnë se në përbërësit e tyre zgjedhorë ka mos përputhje, i drejtohen gjykatës për korrigjimin e listës.

Udhezimi
Udhezimi

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb