MAQEDONI- Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka njoftuar opinionin se janë fitues në 40 komuna nëpër gjithë vendin.

Sipas kësaj partie, në rrethin e parë kanë fituar në Kratovë, Kriva Pallanka, Kumanovë, Krivogashtani dhe komuna tjera që më parë udhëhiqeshin nga OBRM-PDUKM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Bashkinë e Shkupit tha se kanë fituar në shumë komuna në kryqytet dhe se janë për fitore në sfidën për të ”babain” e Shkupit. Zoran Zaev tha se këto vota janë dhuratë nga votuesit për reformat pozitive për katër muaj qeverisje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb