Zgjedhjet parlamentare, të cilat janë paralajmëruar të mbahen në muajin prill në Serbi, do të ndikojnë drejtpërdrejtë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se dialogu do të pushojë të paktën deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.

Nuk përjashtohet mundësia që ky pushim të jetë edhe më i gjatë, kur gjithë kësaj situate i shtohen edhe problemet në skenën politike në Kosovë, si pasojë e kundërshtimeve që ka opozita lidhur me marrëveshjet e caktuara të arritura në kuadër të këtij dialogu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: