Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në këto zgjedhje. Sipas Anadolu Agency edhe kryeministri Edi Rama ka telefonuar Erdogan duke e uruar për fitoren.

Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Maqedonia
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Presidenti Ivanov realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e suksesit të arritur në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi”, bëhet e ditur në profilin e tij zyrtar të rrjeteve sociale.

Më tej thuhet se presidenti Ivanov uroi Erdoğan për fitoren dhe rezultatet e arritura zgjedhore duke i uruar ushtrimin e suksesshëm të postit presidencial.

“Në bisedën telefonike u shkëmbyen mendime për ndodhitë aktuale politike në të dyja vendet, me ç’rast presidenti Ivanov falënderoi për tërë mbështetjen e deritanishme nga Republika e Turqisë, duke shprehur bindjen se edhe periudhën e ardhshme do të vazhdojë miqësia dhe bashkëpunimi i fuqishëm mes dy vendeve”.

Hungaria
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Azerbajxhani
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin e madh të arritur në zgjedhjet presidenciale.

Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca e Azerbajxhanit mësohet se Aliyev ka telefonuar homologun e tij Erdoğan duke i uruar përgëzimet e tij për “suksesin e madh në zgjedhje”.

Duke bërë të ditur se nën udhëheqjen e Erdoğan Turqia është zhvilluar më shumë, ka arritur suksese të mëdha në fushën e ekonomisë, si dhe ka forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, Aliyev në bisedën telefonike i ka uruar suskese të mëtejshme presidentit Erdoğan.

Ndërkohë edhe Erdoğan i ka shprehur falenderime homologut të tij Aliyev për kujdesin e treguar dhe urimet e bëra

Gjithashtu bëhet e ditur se Aliyev ka ftuar presidentin Erdoğan për një vizitë në zyrtare në Azerbajxhan, i cili e ka pranuar këtë ftesë.

Bosnjë dhe Hercegovina
Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Palestina
Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Katari
Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Sipas të dhënave nga zyrtarët, Al Thani i ka përcjellur presidentit Erdoğan urimet për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura sot në Turqi.

Serbia
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: