Në “Komunikimin Javor”, të cilin kësaj radhe e nisi më vonë se të dielat e tjera, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të dialogojë me Bashën për çdo gjë që opozitën e shqetëson tek zgjedhjet, por tha se do të ishte i palëkundur në qëndrimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve, apo krijimin e qeverisë teknike.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se ai ishte i pari i pakënaqur për shqiptarët e varfër dhe të rinjt ende të papunë në Shqipëri, por sipas tij me reformat që qeveria ka ndërmarrë vendi është futur në rrugën e zhvillimit.

“Ata s’mund ta marrin peng popullin. Me apo pa PD, populli do zgjedhë i lirë në ditën e tij për 4 vitet e ardhshme. Ne do e respektojmë të drejtën e ppopullit shqiptar për të na gjykuar. Si për Shqipërinë, kemi bërë shumë për Kavajën por mbetet shumë për të bërë. Më në fund hyri në rrugën e zhvillimit. Ndryshimi rrënjësor që ka nisur për Shiqpërinë pas 25 vitesh rrumpallë, ka nisur e do të vazhdojë, një shtet ku kaosi i së kaluarës po zëvendësohet nga respekti për tjetrin. Si rezultat i reformave Shqipëria ka thithur më shumë investime të huaja, sot ka më shumë vende pune, por më shumë do ketë. Prandaj dhe Vettingu është i rëndësishëm jo vetëm për Drejtësinë por edhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Ka ende shqiptarë të varfër, e të rinj të papunë, por jam unë i pari më i pakënaquri për sa shumë kemi për të bërë. Duhet të dialogojmë për çdo gjë që kemi në dorë, por qëndrimi im do mbetet i pandryshuar në lidhje me çfarë kemi në dorë. Opozita ta harrojë qeverinë teknike për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne nuk luajmë me dinjitetin e Shqipërisë.

Jemi gati të dialogojmë me çdokënd, por askush nuk do të përsërisë avazet e vjetëra. Vetëm populli do ta vendosë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin nuk ekziston,” tha Rama.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb