Nga: ELDA MENGA*

TIRANE-Aletatët e demokratëve mbështesin rikandidim e Lulzim Bashës për kreu e Bashkisë së Tiranës. Dashamir Shehi jep mbështetjen maksimale, ndërkohë demokristiani Nard Ndoka preferon një tjetër lojtar për garën lokale. “Unë jam një nga ata që kam mbështetur rikandidimin e Bashës në Tiranë dhe mendoj se është detyrim ndaj qytetarëve në radhë të parë, të djathtëve në radhë të dytë dhe PD në radhë të tretë.

Janë një sërë përgjegjësish, të drejtash dhe detyrimesh që i mbart Basha si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ditën kur do të largohet Basha nga kjo betejë, duhet të mendojë seriozisht për një kandiaturë serioze që të ngjisë maloren e Tiranës, kjo sepse janë me mijëra vota diferencë”, tha Ndoka. Në vijim të këtij mendimi Ndoka shtoi më tej:“Kjo është temë interesante për t’u diskutuar, por i takon z. Basha të vendosë. Megjithatë ai e ka fituar garën për kryetar bashkie, pasi ai e ka mundur në menyrë të drejtpërdrejtë Ramën. Gjithashtu besoj se do tentojë të fitojë si kryeminsitër. Kështu gara për Tiranën do të ketë lojtar tjetër të perzgjedhur me shumë kujdes, pasi përgjegjësia e z. Basha i tejkalon përgjegjësitë e një kryetari bashkie, pasi sfidat tona janë shumë të mëdha”, tha Ndoka. “Agron Duka si kandidaturë e opozitës në Durrës, rrit shancet e opozitës për fitorem”-thonë Shehi dhe Ndoka. “Kandidatura e Dukës është pozitive. Janë marrë vesh me PD apo jo janë çështje që do e sqaojnë. Një figurirë si Duka i rrit shanset e opozitës në Durrës”- theksoi Shehi. Ndërkohë nga ana e tij, Noka u shpreh “Kandidaturë dinjitoze! Përtej Partisë Republikane, z. Duka përbën një potencial dhe ka mbështetjen persona, ka një aktivitet politik dhe mbështetjen në qytetin e Durrësit. Është e rëndësishme që opozita fillon me një kandidat fitues”-tha Ndoka. Aleatët opozitarë nuk kanë nisur ende negociatat për përfaqësimin në zgjedhjet lokale. Kurse partia e dytë më e madhe opozitare PDIU do të garojë për zgjedhjet vendore në 5 qarqe, pa saktësuar nëse do të jetë vetëm apo në koalicion. News24 ka mësuar se partia e Idrizit do të ketë kandidatë në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier dhe Durrës, përkatësisht qarqe ku përfaqësohet me deputetë. Përzgjedhja e bashkive është ende duke u vlerësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi, por burime brenda kësaj partie bënë me dije se kandidatët do të ndahen sipas ndarjes së territoriale.
(os.de/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb