Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi ka pranuar sonte në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, se ish deputeti i PS në Qarkun e Shkodrës Tom Doshi, do të jetë në listën e PSD-së në Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 18 qershorit.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë ku deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta. Pas këtyre deklaratave të cilat u konsideruan të rreme Kryesia e Partisë Socialiste e përjashtoi atë nga partia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb