BERAT- Përfundon faza e dytë e investimit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Berat. Me një fond prej 15 milionë eurosh të akorduara nga Qeveria Gjermane, ky investim mundëson për Beratin dhe Kuçovën ujë të pijshëm pa orar, si dhe eliminon përfundimisht edhe humbjet në rrjet.

Pjesë e këtij investimi ishte edhe ndërtimi i godinës për Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Zv.ambasadorja e Gjermanisë, Holstein garantoi mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Pas përfundimit të këtij investimi, 105 mijë banorë të Beratit e Kuçovës përfitojnë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb