Shkencëtarët besojnë se më në fund kanë zgjidhur misterin e “Trekëndëshit të Bermudës”. Një sipërfaqe prej 500,000 km katrorë në oqean, ka qenë prej kohësh e lidhur me zhdukjen e anijeve dhe avionëve. Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se ata mund të kenë zgjidhur rastin, duke e vënë atë në një model jashtëzakonisht të rrallë e të çuditshëm.

Sipas gazetës britanike “Daily Express”, “Ekspertët gjetën re gjashtëkëndore, një grumbullim shumë i rrallë, në Detin e Veriut në afërsi të Britanisë”.

Duke përdorur radarët satelitorë, ata kanë matur se çfarë po ndodhte nën retë. Gazeta shkruan se ata zbuluan se erërat e nivelit të detit arrinin pothuajse 100 milje në orë, të fuqishme dhe të mjaftueshme për të gjeneruar valë mbi 45 milje.

Ata gjithashtu vunë në dukje se të njëjtat re janë paraqitur mbi majat perëndimore të trekëndëshit Bermuda, por edhe re duke filluar nga 20 deri në 55 milje në të gjithë zonën.

Sipas meteorologut Randy Cerveny, i cili shpjegon se sa të fuqishme janë retë, “Këto lloje të formave të reve gjashtëkëndore mbi oqean janë sa një bombë ajrore. Ata formojnë ‘microbursts’ dhe shkaktojnë shpërthim të ajrit, që vjen poshtë nga fundi i një reje dhe pastaj godet oqeanin, si dhe krijon valë që nganjëherë mund të jenë masive”.

Shpërthimi mund të përhapet jashtë me shpejtësi 170 milje në orë, më shumë se e mjaftueshme për të përmbytur anijet dhe për të rrëzuar aeroplanët./telegrafi/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb