Tifozët e Kombëtares e kanë treguar sa herë mbështetjen e pakufi që i ka dhënë Shqipërisë në çdo stadium ku ka luajtur. Këtë fakt italianët donin t’a zhbënin. Ndeshjen e 24 marsit kundër Shqipërisë, “axurrët” vendosën t’a luajnë në Palermo, qytet i cili ul mundësinë e tifozëve kuqezi për të qenë të pranishëm në stadium.

Si duket kjo nuk do funksionojë. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe trajneri Xhampiero Ventura i cili e merr si të mirëqenë faktin se do të ketë mbipopullim kuqezi në tribuna.

“Deri më sot nuk kam ndikuar asnjëherë mbi zgjedhjen e fushave ku mund të shkojmë të luajmë. Por isha i pranishëm në Xhenova për miqësoren kundër Shqipërisë dhe më bëri shumë përshtypje prania masive e shqiptarëve. Isha edhe në Marsejë për Europianin dhe tre të katërtat e stadiumit ishin shqiptare… kundër Francës.
ClA28c4XIAEKC9-1-470x288
E marr të mirëqenë që do të mbushin edhe tribunat e Palermos por edhe kjo është e bukur, pasi do të jetë një ndeshje historike për ta. Por Palermo nuk ka zhgënjyer asnjëherë nga pikëpamja e publikut, i cili ka qenë gjithmonë pranë Kombëtares, gjithmonë i ngrohtë me të, ndaj uroj që të jetë kështu edhe këtë radhë”, deklaroi ai.

Për Venturën, kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë në optikën e kualifikimit të mëtejshëm.

“Nuk kemi frikë, por ndërgjegjësim për rëndësinë e ndeshjes, është ajo që do të na mundësojë të luajmë në Spanjë me diçka konkrete në duar, rezultati i të premtes do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm”, deklaroi ai sot në konferencën e tij për shtyp.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb