Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Zgjodhi kthimin në ‘shtëpi’ para milionave të Kinës, Rooney: Më nevojiten ato gola, ai presion

b1dc90e55a90b800857e4726c3ab8b4a

Në merkaton e verës që lamë pas Wayne Rooney vendosi të kthehej në shtëpi pas 13 vitesh, duke lënë klubin e Manchester-it ku sulmuesi bëri historinë. Anglezi rrëfen se në këtë periudhë pati edhe oferta të tjera të cilat mund t’i sillnin përfitme të mëdha, po zgjodhi të kthehej të Everton.

Rooney deklaron se një futbollist si ai para parasë zgjedh emocionin për të luajtur, si dhe presion që kjo lojë e mrekullueshme të krijon në jo pak raste.

“Në verë kur u largova nga Manchester United mund të kishte qenë shumë e lehtë për mua për t’u larguar jashtë vendit,” u shpreh ai për një intervistë për BBC Football Focus.

“Të shkoja në Kinë, ose diku tjetër për të kaluar pjesën tjetër të karrierës do më sillte shumë përfitime të majme. Por ky nuk jam unë. Më nevojiten ato gola, më nevojitet ai presion. Dëshirë për të luajtur mund të më kishte humbur nëse do të zgjidhja mundësinë tjetër.

E di që kthimi te Everton ka më shumë presion, por kjo është ajo që dua.

Dua të tregoj veten sërish te tifozët e Everton dhe të përpiqem të ndihmoj klubin për të fituar diçka. Mendoj se është e përshtatshme për mua dhe shpresoj ta bëj këtë në dy apo tre vitet e ardhshme.”

(e.k/BalkanWeb)