MAT– Zhduket në rrethana misterioze vëllai i ish gjeneral Gjin Markut, nga Bazi i Matit. Ndue Gjinaj (Marku) 84 vjec rezulton i zhdukur prej 5 ditësh dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Ai kishte dalë me bagëti jo shumë larg banesës, por nuk është kthyer. Familjarët thanë se ai nuk ka patur probleme shëndetësore.

Prej 4 ditësh në kërkim të tij janë vënë dhjetëra banorë të zonës, të repartit të ushtrisë Burrel, efektiv të Komisariatit të Matit, por pa arritur të gjejnë asnjë gjurmë. Familjarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të bërë kontroll të zonës nga ajri.
35883444_450957601996748_5106029783465066496_n
36050601_450957611996747_1271470444586729472_n
35855885_450957645330077_5181904538277249024_n
35898079_450957715330070_8923569275050917888_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: