Zhu Zhengshi feston ditëlindjen e saj të 117-të. Ajo ka lindur më 21 shtator 1900, apo 2 gusht sipas kalendarit hënor kinez në Chengdu në provincën e Sichuan, Kinë.

Ditëlindja e saj do të festohet në qytetin e lindjes dhe në të do të marrin pjesë mbi 100 pasardhës të saj që përfshin pesë breza. Zhu jeton me djalin e saj të dytë, Zhu Vveichneg, 84 vjeç, në një fermë. Ai rrëfen se e ëma vazhdon të pastrojë oborrin, të pres barin dhe të ushqejë derrat çdo ditë raporon Mirror.co.uk

Vitin e kaluar ajo kishte rënë dhe theu këmbën. Për pasojë, normalisht nuk do të mund të bënte këto punë. Por ajo ndërkohë eci përgjatë kopshtit për të bërë ushtrime çdo mëngjes.

Për dreke dhe darkë ajo ha peshk, ose mish deri dhe perime të ziera. Pas drekës merr dhe një sy gjumë. Ka një temperament të mirë dhe nuk e shqetëson veten për gjëra të parëndësishme. Të këtë ky sekreti i jetëgjatësisë së Zhu Zhengshi?!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb