TIRANE- Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryetarit Gramoz Ruçi është zhvilluar në Tiranë Mëngjesi i Lutjeve. Në këtë aktivitet kanë marrin pjesë përfaqësues të lartë nga vende të Europës Juglindore si edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Në Mëngjesin e Lutjeve është transmetuar edhe një videomesazh nga Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë drejtues e përfaqësues të lartë të parlamenteve e qeverive, përfaqësues të shquar të botës intelektuale dhe komuniteteve të biznesit nga vendet e Europës Juglindore, SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Zvicra, Gjeorgjia, Jordania etj. si edhe ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Mëngjesi i 15-të i Lutjeve për Europën Juglindore rikthehet në Tiranë pas 15 vjetësh. Mesazhi kryesor i kësaj veprimtarie, e cila zhvillohet në Tiranë, në datat 25-27 maj 2018, është dashuria për fqinjët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb