Pas kualifikimit dramatik të Real Madrid për në gjysmëfinale të Champions League, trajneri i madrilenëve, Zinedin Zidan, u shpreh i lumtur për kualifikimin e skuadrës së tij. Ndërsa për rastin e penalltisë Zizu tha se nuk e kishte parë, por që i kishin thënë pas ndeshjes që ishte penallti.

“E merituam të kalonim në gjysmëfinale, pas 180 minutash. Kishim shumë raste për gol, por ishte e vështirë t’i shënonim Juventusit. Ky është futbolli! Bëmë një ndeshje të madhe në Torino, ndërsa sot ndodhi e kundërta. Kishim edhe sot shanset për të shënuar, por nuk na ndihmoi fati që t’i konkretizonim. Vazkez dhe Asensio na dhanë më shumë forcë. Nuk ishte faji i Bejl dhe Kasemiro. Edhe Kovaçiç na dha më shumë qetësi. Penalltia? Nuk e pashë, por më thanë që ishte. Ronaldo? Nuk gabon kurrë!”, tha Zidan për mediat spanjolle.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: