PATOS- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar sot në fshatin Rrerës të Patosit. Nga të dhënat paraprake mësohet se nga zjarri janë djegur qindra rrënjë ulliri.

Ndërkohë, situata bëhet edhe më rëndë, pasi nga zjarri rrezikohen disa banesa që gjendjen pranë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri, ndërsa forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: