VORE– Një zjarr me përmasa të mëdha është krijuar mbrëmjen e sotme në Kuç të Vorës. Rreth 50 forca ushtrie dhe 3 automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për të neutralizuar flakët e zjarrit.
Angazhimi për shuarjen e flakëve është i madh, pasi zjarri i përmasave të mëdha po i afrohet një fabrike me fishekzjarrë.
Bashkë me forcat e ushtrisë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe 30 zjarrfikës të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.
(BalkanWeb)