Një zjarr ka shpërthyer në aeroportin e Maltës dhe si pasojë janë evakuuar të gjithë pasagjerët.

”Shërbimet zjarrfikëse u dislokuan menjëherë për të marrë situatën nën kontroll, ndërkohë që aktiviteti i aeroportit u pezullua”, njoftoi Malta International Airport.

“Pasagjerët duhet të kontrollojnë orarin e fluturimeve para se të vijnë në aeroport”, shtoi Malta International Airport.

Nuk ka asnjë të plagosur mes pasagjerëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: