FILIPINE– Të paktën katër persona mbetën të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila, Filipine.
201780318-fire-pavilion-2-lmp-730x486
Mbi 300 persona të akomonuar në Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar, disa me ndihmën e një helikopteri. Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, Johnny Yu, të zhdukurit janë 19.
201780318-fire-pavilion-6-bhs-730x486
Nga këta, dy, të cilët punojnë në kamerat e sigurisë të hotelit, ishin bllokuar dhe epiket e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin jashtë. Viktimat ishin të gjithë anëtarët e stafit të objektit, duke përfshirë dy roje. Gjashtë vetë u transportuan në spital për asfiksi nga tymi.
201780318-fire-pavilion-8-jhs-1-1-730x486
Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, që ndodhet në zemër të rrethit turistik të Manilës. Dhjetëra automjete të zjarrëfikëses ndërhyn në vendngjarje.
201780318-fire-pavilion-8-jhs-730x440
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb