TIRANE- Një zjarr ka rënë në zyrat Qendrës së Shërbimit të Automjeteve të Ministrisë së Transporteve e ditën e sotme. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Sipas burimeve, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Deri më tani nuk raportohen dëme.

Zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës. Qendra në fjalë është te ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re, ku mbahen edhe automjetet e sekuestruara.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb