LEZHË- Pavarësisht uljes së temperaturave, zjarret vijojnë të jenë kërcënim. Kështu, në Torovicë të Lezhës, flakët rrezikojnë kishën dhe 2-3 banesa.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjete të zjarrfikëses për të shuar zjarrin. Vatra e zjarrit nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente. Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave.

zjariii

Kreu i Shërbimit të Zjarrfikëseve të Lezhës, Agustin Pepkolaj në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se në Torovicë situata është alarmante.

“Ne e kishim vënë situatën në kontroll, bashkë me FA. Por temperaturat e larta dhe ra favorizon shtimin e vatrave të zjarrit. Ne po bëjmë zhvendosjen e trupave sipas problematikës. Situata është alarmante në Torovicë”, tha ai. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Manati janë dërguar 20 trupa shtesë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: