TIRANE- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule “thumbon” kryeministrin Edi Rama në lidhje me zjarret e rëna në bashkitë e Finiqit dhe Dropullit.

Me anë të një statusi në Twitter, kreu i PBDNJ thotë se, prej një jave bashkitë Dropull dhe Finiq janë lënë në mëshirë të zjarreve, ndërsa evidenton mungesën energjisë elektrike dhe ujit.

Sipas Dules, qeveria ka bërë pak ose aspka për të shuajtur flakët, ndërsa nuk nguron të hedhë dyshime që kjo mund të jetë pasojë e një politike të mbrapshtënë kurriz të minoritetit grek që jeton atje.

“Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në meshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumëorëshe. Uji i pijshëm me pikatore. Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mprapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?” thotë Dule.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb