TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar për situatën me zjarret në këtë zonë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai thotë se dëmet e shkaktuara nga zjarret janë të mëdha.

Ai thotë se situata është problematike edhe në zonën e Memaliajt, ndërsa i kërkon kryetarit të bashkisë që të reagojë dhe të marrë masa.

POSTIMI I PLOTË
Zjarret vazhdojnë ne Qarkun e Gjirokastrës me dëmtime gjigande.
Tashti tymi po del me shtëllunga rreth Damsit te Memaliajt e askush nuk po preokupohet.
KU ESHTE ROSHI I BASHKISE, QE PER KANABISIN “NUK ESHTE NDJERE”; SE PAKU TE “BERTASE” PER ZJARRIN E TE ALARMOJE ATA QE PO “FLENE”?!
Unë e di qe ajo Bashki nuk ka asnjë strukture e mjet, por zërin duhet ta ngreri!!
Mjaft me fasada, duhen investime ne sektorët jetike, se paku për te përballuar urgjencat.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: