SHBA – Pas uraganave që shkaktuan viktima dhe përmbytje masive, Shtetet e Bashkuara të Amerikes tani po përballen me zjarret, që po shkrumbojnë zona të tëra në Kaliforni duke shkaktuar të pakten 23 të vdekur dhe mbi 300 të zhdukur.


Zjarret e rëna këtë javë konsiderohen më të rëndat në historine e Kalifornisë. Ekipet të shumta zjarrfikësish po përpiqen që të ndalojnë përhapjen e flakeve të cilat kanë shkatërruar me shume se 1500 shtëpi.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone ndersa Presidenti Trump ka miratuar fonde federale për të ndihmuar zonat e prekura në Kaliforni.

Zjarret shpërthyen më 8 tetor, ndërsa shkaku i përhapjes së tyre ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Disa nga 14 vatrat e zjarrit që filluan të dielën vonë në Kaliforninë veriore ende nuk janë shuar plotësisht. Distriktet Napa, Sonoma, Lake dhe Mendocino janë ndër më të goditurat. Banorët nga këto zona u evakuan në strehimore të ndryshme, si kjo në San Rafael, në veri të San Franciskos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb