Zjarri  i rënë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve  në Kashar ka bërë që e gjithë zona të mbetet pa energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në një njoftim bën me dije se  është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re.

“Per shkak te renies se zjarrit te fabrika e riciklimit, eshte djegur nje pjese e linjes qe furnizon Unazen e Re dhe Mezesin.

Grupet e punes se OSHEE ndodhen ne terren per masat e ruajtjes se sigurise.

Raportohet per nje kabine te djegur plotesisht si dhe kemi stakuar dy fidera 105 dhe F13 per mase sigurie,” shkruhet në njoftim.

Ngjarja 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazine riciklimi mbetjesh në Kashar të Tiranës. Policia njofton se u sinjalizua për ngjarjen rreth orës 10:00.

Për fikjen e zjarrit përveç forcat zjarrfikëseve të Tiranës, janë edhe dy zjarrfikëse të Vorës. Pavarësisht angazhimit të zjarrfikëseve të Vorës dhe të Tiranës, zjarri nuk është mundur që të lokalizohet, ndërsa flakë të mëdha dalin nga fabrika. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe 3 zjarrfikëse të ushtrisë. Sakaq, nga flakët e frikshme rrezikohen edhe biznese që ndodhen aty pranë zonës, pasi situata është problematike.

 (e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: