Një refugjate shqiptare ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu qendrën e azilanëve në Gjermani. Zjarri ra në katin e dytë të ndërtesës në Clemensheim të Bad Driburg-ut, pasditen e të premtes, rreth orës 16:30.

Si pasojë e zjarrit ka gjetur vdekjen 28-vjeçarja shqiptare, ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de.

Sipas zjarrfikësve, personi që ka pësuar lëndime ka qenë një e punësuar për sigurinë në qendër, e cila ka tentuar të ndihmojë banorët.

Gruaja është dërguar në spital pasi është asfiksuar nga gazi helmues i çliruar nga zjarri.

Mbi 100 persona të ekipeve shpëtimtare janë mobilizuar menjëherë, duke bërë evakuimin e personave në godinë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa hetimet do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb