Pas zyrtarizimit në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, tashmë vjen edhe zyrtarizimi i klubit të Manchester United duke blerë përfundimisht Zlatan Ibrahimovic.

Ndërkohë këto janë fjalët e para të bomberit suedez si lojtar i Manchester United: “Jam entuiziast që tashmë bëj pjesë e Manchester United, mezi po pres të luaj në Premier League dhe të punoj edhe një here tjetër me Jose Mourinhon.

Jose është një trajner fantastik, kjo për mua është një sfidë emocionuese”-përfundoi sulmuesi suedez në uebsajtin zyrtar të “djajve të kuq”.

Ndërkohë trajneri portugez Jose Mourinho i cili e ka trajnuar edhe një here Ibrën në kohën e Interit ai ka thënë: “Zlatan nuk ka nevojë për prezantime, shifrat flasin vetë. Ibra është një nga sulmuesët më të mire në botë, një lojtar që gjithmonë jep 100% të potencialit të tij.

Ka fituar kampionatet më të rëndësishëm në botë, tashmë ka mundësinë të luajë në kampionatin më të bukur dhe jam i sigurtë që nuk do t’a humbasë rastin që të fitojë edhe këtu.

Jam i sigurt që talenti i tij do të çmend të gjithë tifozët në “Old Trafford” dhe eksperienca e tij do ti bëjë mire edhe të rinjve që të rriten në nivelin profesional”-ka deklaruar trajneri i ri i Manchester United Jose Mourinho për blerjen e tij të re Zlatan Ibrahimovic.

(b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb