TIRANE– Ish deputeti i PD, Astrit Patozi ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama teksa i quajti deputetët e PD si ‘zogjtë e korbit’. Përmes një statusi në Facebook, një nga zërat kundër Lulzim Bashës thotë se Rama kishte të drejtë sot kur foli për zogjtë e korbit, pasi e tha në njëjtën ditë kur Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, KU Shqipëria ka shënuar përkeqësim.

Statusi i plotë:
EDI RAMA KISHTE TË DREJTË…
Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.
Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.
A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?
,.kuyjh
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: