ITALI- Gjatë ditës së sotme policia italiane ka shkatërruar dy organizata kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n. Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qen antidrogë për ekzekutimin e 19 urdhrave të arrestit për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë. Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe shqiptari Arben Zogu, i cili është i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më herët për trafik kokaine, njoftojne mediat italiane.

Por kush është Arben Zogu, apo i njohur ndryshe si: Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari).

Në një operacion tjetër në vitin 2015, Arben Zogu ishte mes nëntë të arrestuarve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishte aktiviteti kryesor i shqiptarit dhe drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Po ashtu në vitin 2013, ish-krahu i djathtë i bosit italian të Kamorrës, i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate.

2NdFGmJ2

(Lirio Abbate)

Ai e paralajmëronte të kishte kujdes kur shkruante artikuj, ku përmendte shefin e tij, sepse “ka njerëz që qëllojnë”. Hetimi, i koordinuar nga prokurorët në Romë, vuri në dukje se grupi ishte përbërje e Kamorrës dhe më saktë klanit kazalezi.

Dega e udhëhequr nga Arben Zogu shtrihej në zonën Capitoline, ku kishte fituar respektin e krerëve mafiozë atje. Marrëveshja kryesore ishte shitja e drogës në Romë, siç u shfaq edhe në hetim. Hetuesit kanë zbuluar një dërgesë prej 20 kg kokainë nga Spanja, një operacion që u ndoq nga trafikanti i drogës Elis Çoku (Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi (Titi), Elvis Demçe (Çezari), i arrestuar kohët e fundit si nxitës i vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi, (Pluto).

Gazetari i pavarur thelloi artikujt dhe në shkrimin e 13 dhjetorit 2013 publikoi në “L’Espreso” një hartë të përditësuar me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendruar në personazhet “Far-west”, ku një prej katër mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si “i çmenduri”.

Menjëherë pas arrestimit të Sensen vjen paralajmërimi për rrezik, pasi asokohe Zogu ishte ende i lirë. Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, “njerëzit që qëllojnë” për të vrarë gazetarin. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t’i drejtohej Rikardinos dhe Micheles.

orial-kolaj_1-213x320-200x300

(Orial Kolaj)

Ata kishin ngritur një monopol në menaxhimin e dhunshëm të videopokerit dhe basteve. Nga hetimi doli sesi në vendbanimin Aciliaklani, klani i kazalezëve kishte arritur të siguronte monopolin e instalimit të dhunshëm, shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinave, bastet dhe lojërat.

Njerëzit që menaxhonin biznesin e videopokerit përdornin tre shqiptarët për të imponuar instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin “autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit”.

Kur pronari i një pike lojërash refuzonte instalimin e makinetave, atëherë treshja e shqiptarëve hynte në veprim. Nga përgjimet dalin frazat “Oriali është një makinë lufte”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: