TIRANË- I është dhënë lamtumira e fundit 16-vjeçarit nga Kamza që humbi jetën në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Klevis Cuku ndodhi mesditën e së dielës në Kamëz. Lot dhe fjalë prekëse, i kanë kushtuar Kevisit në rrjetet sociale familjarët, të afërm dhe shokë.

Në faqen e tij të ‘Facebook’-ut shihet se si ata shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë, që i mori jetën adoleshentin.

“Zot cfarë janë keto gjera qe po ndodhin dita dites te rinj po vriten po vdesin nga aksidente :( zot te lutem boll me fatkeqësi sepse zemrat e nenave familjareve spo durojne dot Ti qe je i madh falua jeten mos ua merr ne moshen me te bukur te rinise sepse kanë akoma per te shijuar :(
Ngushellime familjareve te Klevis Cukut :( zoti u dhente force per ta perballuar jete dhimbje te madhe
Kusheri u prefsh ne paqe dhe qofsh i xhehnetit #KlevisCuku :( :(”.”, shkruan një prej kushërirave të Klevisit në ‘FB’.

Klevis

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në bulevardin “Donald Trump”, në Kamëz.
Zyrtarisht, policia njoftoi se ka qenë Edvin B. 15 vjeç. që i ka marrë pa dijeni makinën të atit, bashkë me të vëllain Erjonin, 11 vjeç dhe më pas ka marrë dhe 2 shokët e klasës, Klevisin dhe Klodjanin, duke dalë në rrugë. Fatkeqësisht, si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit, makina është përplasur me shtyllën dhe për pasojë ka humbur jetën Klevis Cuku, ndërsa kanë mbetur të plagosur Erjon B., 11 vjeç dhe Klodjanin T. 16 vjeç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: