Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook është bërë baba për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë themeluesi i Facebookut në profilin e tij në këtë rrjet social.

“Priscilla dhe unë jemi të lumtur të presim vajzën tonë Max në këtë botë”.

Për të uruar lindjen e vajzës ai dhe gruaja e tij Priscilla Chan i kanë shkruar asaj një letër në të cilën kanë njoftuar se do të dhurojnë 99 për qind të aksioneve në rrjetin social për të “bërë botën më të mirë”.

“Do të dhurojmë 99 për qind të aksioneve tona të Facebookut aktualisht në vlerë prej 45 miliardë dollarë gjatë jetës sonë për të të përmirësuar botën për gjeneratën e ardhshme”, thuhet në letrën e themeluesit të rrjetit social.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: