TIRANE- Gjatë pasdites së sotme, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj dhe nga zv/drejtori për Sigurinë në DVP Tiranë, Drejtues Dhimitraq Ziu, inspektoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë të instaluara një sërë aplikacionesh në shërbim të qytetarëve, si numri unik 112, Komisariati Dixhital, kamerat e sigurisë, kamerat e turpit të punonjësve të policisë, etj.

Shefi i Sallës Operative Klodian Bilushi, ka bërë një ekspoze të funksioneve që kryhen në këtë sallë, si dhe të punës për përballimin e fluksit të telefonatave dhe raportimeve, qoftë tek numri unik 112, ashtu edhe tek Komisariati Dixhital.

Më tej punonjësja e turnit e Komisariatit Dixhital, Xhoi Kutrolli, ka shpjeguar mënyrën si funksion marrja e denoncimit dhe gjithë procedurën deri në kthimin e përgjigjes nga punonjësi i policisë, për zgjidhjen e shqetësimit që është raportuar nga qytetari, të cilit i ruhet anonimati.

Zv/ministrja e Brendshme Kuko, ka vlerësuar punën e kryer nga ekipi i sallës operative, dhe ka nxitur qytetarët të raportojnë shkeljet e ligjit, pasi në këtë mënyrë, ndihmojnë punën e policisë, parandalojnë ngjarje dhe shpëtojnë jetë, dhe nga ana tjetër, duke denocuar shkeljet e ligjit, bëhen drejtpërsëdrejti kontributorë mjaft të rëndësishëm, partnerë të Policisë së Shtetit, për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë.

“Jam këtu për një vizitë inspektimi në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për inspektimin e aplikacionit të Komisariatit Dixhital dhe gjithashtu të 112-ës dhe kamerave të trupit. Komisariati dixhital është një aplikacion i cili i jep një përgjigje të shpejtë qytetarëve. Drejtori më informoi se raportimet vazhdojnë të jenë të larta dhe konstante, kështu që nxisim qytetarët që të vazhdojnë ta përdorin këtë aplikacion, sepse Policia do të jetë në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre.
d7c9b270-1524-4041-b6de-619ce8b068ee
Është shumë e rëndësishme që sisteme të tilla të përqafohen nga qytetarët, sepse dhe sot mënyrat e marrjes së informacionit janë të shumëfishta, dhe sigurisht teknologjia është sa më efiçente për të dhënë një përgjigje”, tha Kuko.

Nga ana e tij, Drejtori vendor i Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj, ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit tek Komisariati Dixhatal, duke i siguruar për ruajtje të anonimatit dhe reagim në kohë dhe të paanshëm.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta përdorin aplikacionin e komisariatit dixhital. Për çdo rast të raportimit të tyre, ne do të ruajmë anonimatin dhe do t’u japim zgjidhje në kohë problematikave që ata do të raportojnë”, tha Skënderaj.

Komisariati Dixhital është krijuar në Maj të vitit 2015.

Raportimet ndahen në disa kategori: parkime të gabuara/aksident, korrupsion, ndërtime pa leje, dhunë/armëmbajtje, vjedhje dhe ankesa të ndryshme

Për periudhën Janar – Shkurt 2018 kanë ardhur rreth 4907 raportime.

Nëpërmjet portalit të Komisariatit Dixhital qytetarë të ndryshëm kanë raportuar informacione të vlefshme për të cilat Policia e Shtetit i ka evidentuar dhe ka bërë të mundur, parandalimin e konfliketeve, arrestime të shpërndarësve të lëndëve narkotike, parandalime të vjedhjeve, kapje të personave që qarkullojnë me armë etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb