Mediat rumune kanë filmuar një bashkëbisedim në hotelin e përfaqësueses mes zëvendëstrajnerit të Rumanisë, Viorel Moldovan dhe ish­futbollistit të kombëtares rumune, Kozmin Kontra, ku i pari i
tregonte të dytit bindjen që kishte për fitoren e Rumanisë.

Në një moment, Moldovan, i cili do marrë drejtimin e francezëve të Okser pas turneut, u kthye nga kamerat duke dhënë parashikimin e tij për sfidën.

“Do të fitojmë 3­-1, keni për ta parë. Nëse do të vini bast, vini që do të fitojmë 3­1”, ishin fjalët e tij para kamerave që po filmonin bashkëbisedimin mes dy ish­futbollistëve të përfaqësueses rumune.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: