ZVICER – Autoritetet zvicerane po hetojnë Bankën private HSBC në Gjenevë, pas dyshimeve për pastrim parash. Në fakt hetimet kanë nisur prej një jave, që kur u zbulua skandali i shmangies së taksave nga ana e klientëve të pasur.
Në bankën HSBC kanë hapur llogari bankare miliona euroshe 106 mijë emra nga 203 shtete të botës, me qëllim shmangien e taksave.
Shefi ekzekutiv i bankës, Franco Morra, tha javën e kaluar se i kishte mbyllur llogaritë e klientëve që nuk përputheshin me standardet e bankës. Ai shtoi se modeli i vjetër i biznesit të bankave private zvicerane nuk ishin më të pranueshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb