ZYRIH – Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një xhami në Zyrih të Zvicrës mbrëmjen e së hënës. Lajmi u bë i ditur nga “Blick’, i cili u konfirmua edhe nga policia vendase. Ndërkohë që personi, i cili hapi zjarr u largua në drejtim të paditur.

Nga ana tjetër, të plagosurit janë 30, 35 dhe 56 vjeç. Policia raporton se rreth orës 17:30, një person i panjohur rreth të tridhjetave me një kapuç në kokë ka hyrë në vendin e kultit ku ndodheshin disa besimtarë të tjerë.

Sipas policisë xhamia më së shumti vizitohej nga emigrantë somalez. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Forcat e rendit kanë gjetur një trup të pajetë rreth 100 metra nga vendi i kultit. Policia zviceriane nuk e ka akoma të qartë nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Po në të njëjtën ditë në Berlin pak orë më vonë ndodhi një sulm terrorist, ku njënjë 23-vjeçar me origjine pakistaneze hyri në markatën e Krishtlindjeve me kamion, duke lënë të vdekur 12 persona dhe plagosi 50 të tjerë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb