KOSOVE– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka ironizuar emërimet e 4 zv. ministrave nga Kosova në kabinetin e qeverisë ‘Rama 2’. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berat Buzhala shprehet me ironi se zv. ministrat kosovarë janë marrë në qeverinë shqiptare për të ‘prashitur’ kanabisin e Edi Ramës.

Statusi i Berat Buzhalës:
Po besoj qe Shqiperia ka me perfitu shume prej kater zevendesministrave te Kosoves. Edi kish deklaru qe po me duhen per terren me shume. Me prashite kanabis.
Shume jemi qurana perndryshe. Nifar entuziazmi na kaploi, bon ti be Nobelin e fituam ne kater lemi te ndryshme. Edi Rama vec deshti me na qite do mish te kuq, te marinume, per kete vikend. Nese e njeh dikush me emen nje zevendesminister te Shqiperise, ju lutem ngriteni doren.
Po du me thane, sot eshte hera pare qe e mesuam lajmin, do te jete edhe hera e fundit qe kemi lexu lajm per ta.
Suksese o Zot.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: