TIRANE – Edhe pse mijëra hektarë tokë, dhjetëra banesa e qindra kokë bagëti u mbytën nga uji, për zëvendës/ministrin e Bujqësisë Alban Zusi, nuk ka arsye për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Në një lidhje telefonike me “News24”, Zusi tha se gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka jetë apo prona në rrezik.

“Gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka jetë në rrezik, kur ka prona të cilat rrezikohen dhe vazhdojnë të jenë në rrezik. Por në kushtet aktuale nuk ka asnjë lloj arsye, sepse në fakt nuk ka jetë në rrezik, pronat dhe pasuritë e dëmtuara nuk janë më të rrethuara saç ishin, madje kemi situatë mjaft të përmirësuar. Niveli i ujërave ka rënë, sipërfaqja e tokave nën ujë është zvogëluar, kështu që nuk ka asnjë lloj sensi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.”- deklaroi zv/ministri Zusi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: