Klubi i Barcelonës ka njoftuar rinovimin e kontratës së mesfushorit Andres Iniesta. Kapiteni i ekipi firmosi një kontratë “të përjetshme”, sipas stafit drejtues të Barcelonës, shkruan “Sport.es”.

Firma e kontratës së re ndodhi pikërisht sot në orën 12:30 në Camp Nou. Josep Maria Bartomeu, Presidenti i klubit, pritet të dalë në një konferencë për shtyp pas gjysmë ore, ku ai sëbashku me vetë lojtarin Andres Iniesta do të flasin rreth rinovimit.

Klubi katalanas pas arritjes së objektivit të parë pret edhe rinovimin e kontratës nga ana e Lionel Messi-t.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb