PRISHTINE- Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi rishikim të marrëveshjes për Demarkacionin. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Në një konference për mediat, presidenti Thaçi tha në këtë 10 vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm që po përshëndetet nga të gjithë.

“Në këtë 10 vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm që po përshëndetet nga të gjithë. Duke vlerësuar edhe vullnetin e mirë të shtetit të Malit të Zi dhe lidershpit kosovar, në 48 orët e fundit dhe përpjekjet tona për 2 vite e gjysmë unë si President i Kosovës dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nxorrëm një deklaratë të përbashkët që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë ankes-marrëveshje për Demarkacionin. “Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen. Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor detyrues ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Kjo deklaratë e dy presidentëve erdhi pas vizitës dy ditëshe të kryeministrit malazez, Dushko Markoviç.

DEKLARATA
1. Duke filluar nga përkushtimi për të ndërtuar dhe promovuar marrëdhënie të mira miqësore dhe fqinjësore.

2. Duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurinë dhe stabilitetin dhe regjion dhe më gjerë.

3. Të udhëhequr nga dëshira që në mirëbesim të përmbushim obligimet që rrjedhin nga karta e kombeve të bashkuara, në veçanti duke pasur respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve me mjete paqësore, pa kërcënime ose përdorim të forcës, në përputhje edhe me strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

4. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015-të marrëveshjen për kufirin shtetëror, tash e tutje duke ju referuar si marrëveshja.

5. Duke konfirmuar se në nenin 12 të marrëveshjes ceket shprehimisht se marrëveshja i nënshtrohet ratifikimit dhe hyn në fuqi në ditët e pranimit të njoftimit të fondit të dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike në të cilën palët njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore dhe të nevojshme për hyrjen në fuqi.

6. Duke rikonfirmuar vullnetin e shprehur në nenin nëntë të marrëveshjes të nënshkruar nga të dy shtetet, se mosmarrëveshjet eventuale lidhur me zbatimin e marrëveshjes zgjidhen nga qeveritë e palëve nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi me vullnet të mirë duke respektuar fqinjësinë e mirë, sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e të dy shteteve me respektimin e parimit pajtohet si në vijim.

Republika e Kosovës do të procesojë në Kuvend dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen sipas nenit 12-të të marrëveshjes.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit do të njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre ligjore nëpërmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hyrë në fuqi që të formojë një grup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.

Palët pajtohen se gjatë këtij procesi trupi i përbashkët punues do të identifikojë dhe do të adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit sipas kësaj aneks marrëveshje.

Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Qakorrit dhe kullës së Zhlebit. Kjo deklaratë është përpiluar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Në rast të ndonjë mosmarrëveshje në interpretim, marrëveshja e përgatitur në gjuhën angleze do të mbizotrojë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: