Besëlidhja ka nisur dje zyrtarisht sezonin e ri futbollistik. Skuadra lezhjane ka dalë në fushë nën drejtimin e trajnerit të ri Anteu Pepaj që ka marrë besimin e drejtuesve për të qenë në krye të ekipit për sezonin e ri futbollistik.

Ai do të ketë si ndihmës Gledis Lanin, ndërkohë që asnjë prej titullarëve që mbyllën kampionatin nuk u bashkuan në këtë stërvitje të parë me ekipin edhe pse janë nën kontratë.

Ndërkohë, me ekipin është rikthyer portieri Rinev Danaj që e mbylli sezonin te Shënkolli dhe vëllai i tij Sadush Danaj që e ka mbyllur kampionatin te Burreli.

Po nga matjanët është afruar edhe lezhjani Met’hasani. Gjithashtu nuk munguan edhe futbollistët guineas, Omar Kamara, Isak Kamara, Baou Bangoura, Çeiçk Konte që janë afruar nga Pogradeci.

Pepaj-Beselidhja

Trajneri – Anteu Pepaj do të jetë trajneri i lezhjanëve për kampionatin e ri. 26-vjeçari ka drejtuar dje seancën stërvitore dhe në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur: “Sot u grumbullua Besëlidhja për të nisur fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik 2017- 2018. Si objektiv kemi ngjitjen në Superiore, ndaj për këtë që sot (dje) e kemi nisur punën.

Skuadrën do ta formatojmë kryesisht me futbollistë lezhjanë të ardhur nga moshat, një pjesë i njoh shumë mirë, pasi kam qenë trajner i tyre tek të rinjtë.

Besoj se një pjesë e mirë e skuadrës do të përbëhet nga lezhjanë, kjo do të ndikojë pozitivisht për të mbushur shkallët e stadiumit me tifozerinë vendase, që është një forcë shumë e madhe mbështetëse, ose siç i thonë ndryshe lojtari i 12-të në fushë. Për rreth 10 ditë do të merremi me seleksionime për të formatuar një skuadër që do t’u përgjigjet objektivave”, mbylli Pepaj.

LOJTARËT QË ISHIN DJE NË STËRVITJE
RINEV DANAJ
SADUSH DANAJ
ISLI KAÇAÇI
KLEVIS SHQUTI
KLAUDIO ZHEJANI
FLORIAN PERGJONI
RUBIN MET’HASANI
KRISTIAN LICAJ
LEDISON MALAJ
OMAR KAMARA
ISAK KAMARA
BAOU BANGOURA
ÇEIÇK KONTE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb