Holanda ka shkarkuar trajnerin Danny Blind pas humbjes 2:0 nga Bullgaria në ndeshjen kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”. Danny Blind, i cili mori drejtimin e Holandës në vitin 2015, në pesë ndeshjet e para ka arritur vetëm dy fitore, një barazim dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e katërt në Grupin A me vetëm 7 pikë të grumbulluara dhe duke rrezikuar seriozisht kualifikimin e Holandës për në botërorin e Rusisë. Kjo bëri që ai t’i thotë lamtumirë Kombëtares pas vetëm dy vjetësh.Drejtimin e skuadrës do ta marrë Fred Grim, i cili do të ushtrojë detyrën e trajnerit në ndeshjen miqësore kundër Italisë ditën e martë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: