Tashmë është zyrtare, Jupp Heynckes është trajneri i ri i Bayern Munchen pas shkarkimit të Karlo Ancelotit. Heynckes do të drejtojë Bayernin deri në fund të sezonit.

Trajneri gjerman, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2013 me Bayernin rikthehet në Alianz Arena për të tretën herë. Pas marrjes së detyrës, ai tha se ky nuk është një rikthim, por një detyrim shoqëror.

“Nuk është një rikthim, është një detyrim shoqëror dhe e kam bërë vetëm sepse i detyrohem shumë Bayern-it. Po pres me padurim të marr në dorë detyrën e re. Kam një ndjesi të mirë, prandaj le të fillojmë”, ka thënë ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: