Paul Pogba përfundimisht do të qëndroj te Juventus. Drejtori Sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se Paul Pogba nuk do të shitet dhe ai është jashtë listës së lojtarëve që do të shiten.

Kështu ai i shuan të gjithë zërat për një transferim të mundshëm të tij në Real Madrid, Barcelona apo Manchester City.

“Pogba nuk është në market. Është lojtar kyç në skuadrën e Juventusit. Edhe nëse lojtari do të kërkonte largimin nuk do të lejonim edhe pse ai nuk po e kërkon një gjë të tillë”, tha Marotta për Corriere dello Sport.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: