Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Brazil - Kosta Rika

RUSI 2018
17:00

Nigeri - Island

RUSI 2018
20:00

Serbi - Zvicër


Zyrtare/ Marrin fund dilemat, Griezmann refuzon Barcelonën, vijon me Atletikon

15290060539876

Antoine Griezmann ka zbuluar të ardhmen e tij. Ai ka vendosur të qëndrojë tek Atletico Madrid.

Sulmuesi i përfaqësueses franceze, i cili aktualisht është në Rusi duke u përgatitur për Kupën e Botës, kishte shpallur gjatë paradites se do ta shpallte vendimin e tij në orët e vona të mbrëmjes.

Dhe tani ka ardhur, ai ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Atletico Madrid.

Nëpërmjet një videoje ku në fillim shfaqet duke luajtur lojën e famshme të Fortnite, ai ka deklaruar se nuk do të largohet nga Wanda Metropolitana, dhe në sfond kishte vendosur këngën e Drake God’s Plan.

Ishte një vendim që pritej për mënyrën se si u servir, dhe padyshim që tifozët e Atletico Madrid do të jenë shumë të kënaqur.

BalkanWeb