Gateano Micciche është konfirmuar zyrtarisht presidenti i ri i Ligës Serie A, duke marr përkrahjen unanime prej 20 klubeve. Liga Serie A ishte pa President që një vit, pasi Maurizio Beretta ishte larguar nga detyra në mars të vitit 2017.

12 muajt e ardhshëm kanë parë përpjekje të shumta të dështuara për të zgjedhur dikë të ri, fillimisht me ish-shefin e FIGC-së, Carlo Tavecchio dhe më pas me presidentin e CONI-t, Giovanni Malago, i detyruar të hyjë si komisioner.Megjithatë, pritjes së një vjeçare i ka ardhur fundi dhe kampionati elitar tani ka një presidenti të ri.

Në Itali gjithashtu është e hapur edhe gara për Presidentin e ri të Federatës, pasi për afro tre muaj janë pa president, me Tavecchion, i cili ka dhënë dorëheqje pas dështimit të Italisë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Momentalisht Federata Italiane e Futbollit [FIGC] ka vetëm një komisioner të përkohshëm dhe ai është Roberto Fabbricini.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb