Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e Philipp Coutinho-s nga Liverpool-i. Pas shumë zërave, lajmeve dhe tashethemeve, më në fund është arritur marrëveshja për kalimin e brazilianit në “Cam Nou”.

Barcelona me anë të një postimi në rrjetet sociale konfirmon se mesfushori është i tyre deri në vitin 2023, por nuk jep asnjë detaj shtesë.

Megjithatë mediat angleze pak çaste më parë raportuan se Philipp Coutinho është shitur për 162 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: