PRISHTINE- Aleanca Kosova e Re ka bërë të ditur zyrtarisht emrat e katër ministrave të ardhshme të Qeverisë së Ardhme, e cila pritet të votohet nesër.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka konfirmuar për Gazetën Express, se lideri i AKR-së do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit të parë dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme.

Flamur Sefaj do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Albena Reshitaj do të jetë Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ndërsa Valdrin Uka do të drejtojë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Ndërsa, Pal Lekaj ka konfirmuar për Gazetën Express se dje është votuar unanimisht nga këshilli drejtues dhe është caktuar të jetë ministër i Infrastrukturës. Gjithashtu, ai konfirmoi se ministër i Forcës dhe Sigurisë është caktuar të jetë Rrustem Berisha, shkruan express.

Sakaq, Partia Demokratike ka thënë në orën 20:00 kryesia e saj do të mbajë mbledhje, pas se ciles do të dihen përfundimisht emrat e ministrave nga PDK.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: