Njëri nga futbollistët më të mirë që ka parë futbolli modern, Ronaldinho Gaucho i ka dhënë fund karrierës së tij prej futbollisti.

Vëllai dhe agjenti i tij , Roberto de Assis Moreira , njoftoi zyrtarisht të martën tërheqjen e lojtarit i cili ka kaluar dy vjet larg nga fushat dhe ka zhvilluar disa ndeshje miqësore lamtumire.

“Kjo ishte përcaktuar tashmë. Mungonte vetëm konfirmojë atë. Ai nuk ka luajtur për një kohë,” tha Assis për pensionimin e tij.

Ronaldinho bëri debutimin e tij më 1998 me Gremio de Porto Alegre dhe në Brazil ai ka veshur fanellat e Flamengos, Fluminense dhe Atlético Mineiro.

Braziliani luajti gjithashtu për Paris Saint Germain, Barça, Milan dhe Querétaro të Meksikës dhe ishte kampion i Kupës Botërore të vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Pak më shumë se një vit, Ronaldinho është ambasador për Barçën dhe ka luajtur disa ndeshje me legjendat e Barçës.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb